POLITIKE

Dëshira për masakra është ende në gjakun tuaj/Djali i Ukshin Hotit i reagon ashpër Odaloviqit

Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti i ka reaguar Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviqit.

Rikujtojmë se Odaloviq deklaroi sot që “Kudo që ishin amerikanët, ata u larguan nga ai vend, dhe Prishtina duhet të mendojë për këtë”.

Hoti me këtë rast i është drejtuar Odaloviqit duke i thënë: Sapo ma ngacmove plagen e pashëruar! (Mua dhe mijëra qytetarëve të Republikës së Kosoves)

“Sapo mi kujtove masakrat e panumërta, përdhunimet, krematoriumet, vrasjet me mënyrat më çnjerëzore që njeh historia ndaj grave, fëmijëve e pleqve civil në gjenocidin e fundit në Kosovë nga ju! Sapo mu paraftyruan djegja e njerëzve të gjallë e të vdekur nga Ushtria, Policia, e paramilitarët serb, vetëm PSE ishin Shqiptar!”, u shpreh Hoti.

Sipas Hotit, Odaloviqi me deklaratën e tij ridëshmoi fjalën dhunë tek të zhdukurit me dhunë.

“Sapo ma ri-dëshmove fjalën ‘dhunë’ tek të zhdukurit ME DHUNË! Sapo ma zbehe shpresën se një ditë, për hirë të humanizmit, megjithatë do të provoni të gjeni një pikë njerëzore tek vetja, duke na treguar se ku janë edhe 1632 persona të zhdukur me dhunë, duke na i lehtësuar sado pak dhimbjet që na ndjekin kudo tash e 22 vite!”, theksoi ai.

“Sapo ma kujtove se deri ku mund të shkojë mëndja e vepra e ‘njeriut’!

Ende pa bërë as edhe një hap të vetëm për tu shkëputur nga mendësia kriminale e Millosheviçit, ende pa kërkuar falje, ende pa dhënë përgjigje për fatin e 1632 personave të zhdukur me dhunë në Kosovë, ju guxoni të na shkelni mbi plaget tona të luftës dhe të KËRCËNONI haptas se ‘mos të ishte Amerika, ju do të vazhdonit krimet çnjerëzore ndaj popullit tonë’”, vazhdoi ai.

Sipas Andin Hotit, serbët guxojnë ta tregojnë fytyrën e tyre edhe 22 vite pas luftës.

“Ju guxoni të tregoni fytyren tuaj haptas, se megjithëse kanë kaluar 22 vite, mendësia juaj nuk ka ndryshuar, dëshira për masakra është ende në gjakun tuaj. Por… sapo ma kujtove që njeriu për të arritur lirinë, është GJITHMONË në gjendje të sakrifikoj edhe jetën! Njeriu nuk ka ku të shkoj përtej atdheut të vet”, theksoi Hoti.

Ai potencoi se Amerika nuk ka urrejtje ndaj serbëve, përkundrazi, Amerika lufton kudo në botë për të drejtat e njerëzve, nga padrejtësitë që u bëhen prej kriminelëve si Millosheviçi.

“Prandaj, nëse jo për hirë të humanizmit, pse jo për hirë të popullit tuaj, nuk arrini të ndryshoni mendësinë tuaj dhe ta çlironi edhe popullin e Serbisë nga epiteti që keni marrur kudo në botën demokratike si ‘Dhunues e Kriminel’? Çfarë faji ju ka populli juaj? “, nënvvizoi ai.

Andin Hoti përmbylli shkrimin e tij me një mendim të babait të tij, veprimtarit të pagjetur, Ukshin Hotit.

Çfarë faji ju ka populli juaj?

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.” – Ukshin Hoti (Të cilin ende sot e mbani peng)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

6 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago