Dëshmi rrëqethëse, i tha se greku ishte më i mirë në shtrat, shqiptari vrau studenten greke

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e e studentes greke, Helen Topaloudi. Mediat greke bëjnë me dije se në dëshminë e fundit të dhënë nga një punonjës i Autoritet Portual, Chrisne Limassol është zbuluar edhe një anë tjetër e ngjarjes së rëndë.

Në dëshminë e tij ai thekson se studentja ka kryer marrëdhënie seksuale në grup me dy të rinjtë dhe se në një moment, ajo i ka thënë shqiptarit se greku ishte më i mirë se ai në krevat.

Gjithashtu në dëshminë e tij ka qenë reagimi i studentes që e ka nxehur shqiptarin dhe më pas i ka drejtuar thikën studentes.

“Atëherë Helen tha se Roditi ishte më i mirë se shqiptari 20-vjeçar. Në këtë pikë i huaji mori një thikë ia drejtoi Helenit dhe ajo u zbeh,” ka thënë dëshmitari.

Sipas medias greke protothema.gr, detajet se si ka shkuar ngjarja dëshmitari i ka mësuar nga i riu grek.

Pastaj Roditis më tha se ata duhet ta përfundonin punën. Vajza ishte akoma gjallë. Heleni iu lut që ta çonin në spital por ata e hodhën në shkëmbinj. E dija që ai kishte një motër dhe për shkak se kisha një të tillë vetë, e pyeta: “Pse e bëri atë?” Ai tha: “ishte marrëzi e madhe, Perëndia do të na ndëshkojë”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e grekut.