Dëshmia për masakrën e Reçakut, William Walker në “Opinion”: Nuk fola me askënd. Si reagoi Beogradi

Këtë vit u bënë 24 vjet nga masakra e Reçakut në Kosovë. Diplomati që dëshmoi dhe denoncoi i pari ndërkombëtarisht këtë ngjarje shumë të rëndë ishte ambasadori William Walker, i cili asokohe ishte shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë. Walker ka rrëfyer për “Opinion” se nuk ka folur me asnjë nga eprorët e tij për ato që deklaroi në konferencën për shtyp pasi pa me sytë e tij masakrën në Reçak. Walker tregoi edhe se cili ishte reagimi i Beogradit.

Blendi Fevziu: Doja t’iu pyesja, folët me autoritetet serbe lidhur me ngjarjet e ndodhura në Reçak?

William Walker: Kur u ktheva…

Blendi Fevziu: Për versionin e tyre zyrtar të ngjarjes.

William Walker: Versioni zyrtar ishte se ka pasur një përplasje ushtarake midis UÇK-së dhe forcave speciale serbe. Ky ishte versioni i tyre. Na çuan Gjeneral Lonçarin.

Blendi Fevziu: Folët drejtpërdrejt me Gjeneral Lonçarin?

William Walker: Nuk fola unë me të. Zëvendësi im britanik gjeneralmajor foli me të një natë përpara ngaqë unë isha në Mal të Zi. Kur u ktheva, natën e 15 Janarit, më thanë se diçka nuk shkon me historinë që na është thënë nga serbët. Kryesisht ngaqë…

Blendi Fevziu: Ju nuk kishit asnjë njoftim apo informacion lidhur me ngjarjet në atë zonë.

Ëilliam Ëalker: Jo, jo.

Blendi Fevziu: Asgjë.

William Walker: Asgjë. Por një natë më parë…

Blendi Fevziu: Sepse nuk ishte qendra e operacioneve ushtarake. Ishte mjaft larg zonës së operacionit ushtarak.

William Walker: Nuk di asgjë për këtë. Një natë më parë, mbrëmjen e 15 Janarit, morën disa prej verifikuesve. Misioni i verifikuesve në Kosovë. Njerëzit e mi.

Blendi Fevziu: Ju kishit diku te 2,000 njerëz.

William Walker: 1,400. Pritej që të arrinim në 2,000. Kishim vetëm pak muaj që ishim vendosur aty duke u njohur me njerëzit, pra nuk ishim ende me fuqinë tonë më të madhe. Megjithatë një natë përpara, oficeri jonë rajonal në Prizren kishte dëgjuar se kishte disa veprime ushtarake…

Blendi Fevziu: Lëvizje…

William Walker: Kështu që dërguam një ekip. Forcat serbe në fillim nuk i lejuan të hyjnë në fshat. Më pas i lanë të hynë. Hyrën dhe zbuluan disa njerëz të plagosur nga fshati. Po errësohej dhe u desh të largoheshin ngaqë ne nuk donim që njerëzit tanë jashtë rrugës ku ka njerëz të armatosur. Kështu që u larguan duke i çuar njerëzit në spital. Gjatë asaj kohe ndodhi masakra.

Blendi Fevziu: Zoti Ambasador, përpara konferencës për shtyp, patët ndonjë kontakt apo shkëmbime mesazhesh me zyrën në Uashington? Ose në Vjenë për shkak të OSBE-së.

William Walker: Më bëhet shpesh kjo pyetje. Më pyesin a i telefonova Vjenës, a i telefonova NATO-s, a i telefonova Brukselit, a i telefonova Uashingtonit.

Blendi Fevziu: Folët drejt për drejt me Madeleine Albright?

William Walker: Jo. Nuk më kujtohet t’i kem folur askujt. Shkova në zyrë, u ula para kompjuterit dhe fillova të shkruaj…

Blendi Fevziu: Dhe i dërguat informacion apo raport, lë të themi..?

William Walker: Kisha Kreun e Shtabit, një zyrtar amerikan i cili merrej me këtë gjë. Ai më tha se i telefonoi Wesley Clark, i telefonoi Departamentit të Shtetit. Ndoshta ato mendonin se ishin duke folur me mua, ose ndoshta kështu e mbajnë mend megjithatë unë nuk i telefonova. Unë u ula dhe fillova të shkruaj ato që doja të thosha.

Blendi Fevziu: Kur dolët në konferencën për shtyp para gazetarëve ju ishit i sigurt për deklaratat tuaja, se çfarë do të thoshit.

William Walker: Nëse keni parë videon e asaj konference, do keni vënë re se flisja shumë ngadalë, isha shumë i vendosur për të thënë ato që thashë. Nuk ishin fjalët e askujt tjetër. Ishin fjalët e mia.

Blendi Fevziu: Çfarë reagimi patën serbët pas asaj konference?

Ëilliam Ëalker: Reagimi grupit?

Blendi Fevziu: Jo, i zyrtarëve. Nga qeveria.

William Walker: Nga Uashingtoni?

Blendi Fevziu: Jo, nga Beogradi.

William Walker: O, nga Beogradi. Nuk iu desh shumë kohë për të thënë seWalker-i ishte një gënjeshtar, se Walker-i ishte një agjent…

Blendi Fevziu: Se Walker-i është një person non grata…

William Walker: Më duket se kjo ndodhi dy ditë më vonë. Nuk ma thanë mua se isha një person non grata, e mësova nga shtypi. Isha në Beograd me Dick Holberg. Shkova për të ngrënë mëngjesin në cilindo hotel që ndodheshim. Erdhi shtypi dhe më pyetën se çfarë mendoja për shpalljen si një person non grata. I thashë se nuk e kisha idenë se për çfarë po flisnin.

Blendi Fevziu: Ju nuk ia kishit fare idenë. Ishte shtypi që ju informoi për këtë situatën.

William Walker: Po.

Blendi Fevziu: Dhe cili ishte reagimi i Uashingtonit?

William Walker: Fal Zotit, pati reagim nga komuniteti ndërkombëtar, OSBE-ja, Uashingtoni, Londra, Parisi, Roma, madje edhe Moska. Me sa duket i kaluan disa fjalë Millosheviçit se nuk do të pranonin që të më përzinin nga shteti.

Blendi Fevziu: Duke u sjellë në këtë mënyrë, kjo ishte e tmerrshme për të gjithë nëpër botë.

William Walker: M’u dhanë 24 orë të largohesha nga shteti. Më telefonoi Ministri i Jashtëm i Norvegjez i cili ishte në krye të OSBE-së, Knut Vollebæk. Më tha, rri rehat Ëalker, ne po i themi Millosheviçit se nuk mund ta bëjë këtë gjë. U desh një ditë pak a shumë dhe më thanë se jam i ngrirë në statusin tim prej personi non grata. I thashë, çfarë do të thotë se jam i ngrirë.

Blendi Fevziu: Çfarë është ngrirë?

William Walker: Madje ende jam i tillë, me sa jam në dijeni. Kjo do të thoshte se qeveria e Beogradit nuk do të merrej më me mua, do të merreshin me zëvendësin tim francez të cilin e konsideronin si zëvendësuesin e parë. Unë nuk e konsideroja si zëvendësuesin e parë, por Beogradi e konsideronte të tillë.

Blendi Fevziu: Patët diskutime brenda misionit?

William Walker: Jo shumë.

Blendi Fevziu: Të gjithë ishin të shqetësuar…

William Walker: Po, të gjithë mendonim se çfarë do të ndodhte tani. Ëalker-i është shpallur si person non grata. Në fakt qëndrova në zyrën time për disa ditë. Më thanë të mos largohem nga zyra pasi mund të më marrin, apo diçka e tillë. Nuk mendoj se do të bënin diçka të atillë. Millosheviçi ishte një njeri hokatar, lë ta themi në këtë mënyrë. Mendonte gjithnjë se ishte më i zgjuar se kushdo tjetër dhe ndoshta mendonte se më kishte frikësuar që të mos flisja më. E kishte gabim.

Blendi Fevziu: Absolutisht. Kjo ishte ideja, mendoj edhe unë. Cila ishte detyra e misionit tuaj në Kosovë? Detyra e vërtetë.

William Walker: Ne supozohej të shkonim atje dhe të sigurohemi se dy palët ishin duke respektuar marrëveshjet e dakordësuara. Dy ushtritë. Ishte pak më e vështirë të kontrollonim UÇK-në sepse ishin nëpër male të ndara në ekipe të vogla. Pra, ne ishim aty duke u siguruar se ushtria serbe nuk do të dilte me tanke apo të armatosur, me helikopterë, etj. Potencialisht, ti thoshim botës se çfarë po ndodhte, nëse dikush sillej keq. Ti thoshim botës nëpërmjet Vjenës në të gjitha kryeqytetet e shteteve anëtare të OSBE-së, se çfarë po ndodhte.

Blendi Fevziu: Nga sa shtete të ndryshme përbëhej ky mision?

William Walker: Pyetje e mirë. Më duket se 34.

Blendi Fevziu: 34. Dhe Rusia ishte pjesë e misionit?

William Walker: Po. OSBE-ja ka disa protokolle dhe një prej tyre është se vendet fqinje nuk mund ti dërgojnë njerëzit e tyre si vullnetarë. Duhet të jenë njerëz nga vende më të largëta. Nga 1,400 veta që shkuam në fillim, shumica vinin nga Mbretëria e Bashkuar, nga Franca, Gjermania, Rusia. Nga shtetet e mëdha. Po.