Policia e Kosovës ka bastisur gjatë ditës së djeshme lokalin dhe shtëpinë e Dibran Hoxhajt.
Pas bastisjes, veprim ky të cilin e ka konfirmuar Policia për Gazetën Insajderi, institucioni i sigurisë ka zbuluar se çfarë prova të reja ka gjetur.
“Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha dje Policia.
Ndërsa sot, është zbuluar gjetja e një provë e re, e cila do t’i shërbejë institucioneve kompetente në zbardhjen e rastit.
Bëhet fjalë për një DVR (regjistrues videosh) i cili është gjetur në shtëpinë e Dibran Hoxhaj, gjatë bastisjes së djeshme, konfirmon Policia e Prizrenit.
“Është gjetur një DVR, por nuk dihet nëse është e lokalit ku dyshohet të ketë nisur sherri. Pasi të bëhet ekzaminimi në Forenzikë në Prishtinë, ne mund të dalim me një raport”, ka thënë Shaqiri Bytyqi për Gazetën Insajderi.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…