POLITIKE

Dëshmitari: S’ka pasë koordinimin mes BIA-s dhe Brigadës 153, kur sulmonin serbët jemi gjind qysh kemi mujt

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa, ku në këto momente po e vazhdon intervistën dëshmitari i dytë.

I pyetur nga trupi gjykues se a ka pasë komandë qendrore apo koordinim për të bashkërenduar dy njësitë në Zllash, dëshmitari u përgjigj se “kur na sulmonin serbët jemi gjind qysh kemi mujt”, njofton Klankosova.tv.

“Nuk ka pasë koordinim. Nuk besoj që ka pasë për arsye se kur kanë sulmuar forcat serbe jemi gjind secili qysh kemi mujt për mu mbrojt. Komandë të veçantë s’ka pasë – as nga BIA as nga zona operative në Zllashë që ka vepruar, por kur kanë sulmuar ne jemi kon të gatshëm me dal përballë qysh kemi mujt”.

Ai gjithashtu ka thënë se komandant “Cali” e kishte zëvendësin i cili sipas tij, ishte i njohur me pseudonimin “Dardani”.

“Mustafa që njihej me pseudonimin komandant “Cali” ka pasë një zëvendës që njihej me nofkën “Dardani”. Ata zakonisht kanë pasë pseudonime. Një pjesë të tyre ndoshta i kam harru. Jo vetëm ata por shumica e ushtarëve kanë qenë me pseudonime”, u shpreh tutje ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

58 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago