LAJME

Dëshmitari zbulon një përplasje për poste mes Ramush Haradinajt e Jakup Krasniqit gjatë luftës

Dëshmitari Bislim Zyrapi po vazhdon dëshminë e tij pranë Dhomat e Specializuara në Hagë si dëshmitar në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Zyrapi është pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagnedra, lidhur me një kërkesë të Ramush Haradinajt duke kërkuar kriteret për emërimin e Krasniqit si zv. komandant i Shtabit të Përgjithshëm, shkruan Gazeta Insajderi.

“Këtu thuhet, do të lexoj këtë paragraf, kërkoj që të njoftohen komandantët e zonave ose unë si komandant i caktuar, me kriterin e caktimit të kuadrit komandues pranë Shtabit të Përgjithshëm. Konkretisht, kërkoj të dijë për kriterin e emërimit të Jakup Krasniqit si zv. komandant të Shtabit të Përgjithshëm. Më pas, vijon më tej, me propozim të emërimeve të reja për komandant të përgjithshëm dhe zv. komandant të përgjithshëm. A është e saktë kjo dëshmitar?”, thotë avokatja Alagnedra, duke u pohuar nga dëshmitari Zyrapi.

“Duket qartazi këtu që Ramush Haradinaj ka marrë një ftesë me emrin e Jakup Krasniqit me titullin e tij si zv. komandant dhe gjëja e parë që ai vë në diskutim është që të kërkojë kritere që janë përdorur në mënyrë të tillë që Jakup Krasniqi është emëruar si zv. komandant i Shtabit të Përgjithshëm. A është e saktë kjo dëshmitar? Domethënë ai po kërkon kriteret e përdorura për caktimin e Krasniqit si zv. komandant të Shtabit të Përgjithshëm”, përsëritet ajo.

Më pas, dokumenti në fjalë është pranuar si provë materiale pa kundërshtimin e Prokurorisë.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago