Për javë të tëra, luftëtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol kanë luftuar përballë ushtrisë ruse, ndërkohë që gjatë ndërprerjes së bombardimeve të evakuohen civilët. Të premten, Rusia pretendoi se mbrojtësit e fundit brenda uzinës ishin dorëzuar – duke e vendosur fabrikën e madhe të çelikut dhe qytetin nën kontrollin rus. Ndërkohë, Ukraina nuk e ka konfirmuar këtë pretendim.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë luftëtarët e mbetur që po largohen nga fabrika e çelikut, një ditë pasi një komandant ukrainas lëshoi një video mesazh duke urdhëruar ushtarët të ruanin jetën e tyre dhe t’i jepnin fund mbrojtjes së Mariupolit, raporton CNN.
Të evakuuarit janë tashmë të burgosur lufte në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk – dhe disa nga familjet e tyre më në fund kanë filluar të dëgjojnë lajmet për të dashurit e tyre.
“Burri im më shkroi dy ditë më parë. Situata është vërtet e vështirë dhe e tmerrshme,” tha Natalia Zarytska, burri i së cilës ishte në mesin e luftëtarëve në Azovstal.
“Burri im është rrugës nga një ferr në një ferr tjetër”. Mariupol ka qenë nën rrethim për gati tre muaj, me një pjesë të madhe të qytetit port jugor nën pushtimin rus që nga mesi i prillit. Luftëtarët e fundit ukrainas janë strehuar brenda fabrikës së çelikut, së bashku me deri në 1000 civilë që u strehuan aty nga luftimet. Evakuimet për civilët filluan më 1 maj.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…