Imami Bedri Bytyqi, i cili kishte kandiduar për deputet nga partia FJALA, i është rekthyer zanatit të vjetër të çobanit.
Imami Bedri Bytyqi, në vitin 2018 kishte shkakëtuar reagime të mëdha rreth një statusi të tij me rastin e vdekjes së babait të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ku iu kishte bërë thirrje hoxhallarëve që të mos marrin pjesë në varrimin e Hilmi Haradinajt.
Në profilin e tij Imami Bytyqi, me sotalgji të madhe shkroi një poezi për kohën kur ishte çoban.
Kjo është poezia:
Ditëve të çobanisë,
përsëri unë sot u ktheva!
Nuk takoj asnjë çoban,
sa keq u ndieva!
Këto male e këto brigje,
me bagëti unë i kalova.
Ishin vitet më të mira,
që në jetë i përjetova!
Sa me mallë mu rikthyen kujtimet,
çdo minut paska qenë me vlerë!
Sidomos mbrëmjeve të zakonshme,
kur babai më priste në derë!
Mëngjesi në shkollë, pasditja në mal!
Ishte rutina ime ditore.
Në shpinë e mbaja janxhikun e bukës,
e librin se lëshoja prej dore.
Shkolla m’i mësoj rrugët,
mali ma mësoj ecjen.
Gjithçka në jetë kalon e zhduket,
veç kujtimet gjallë mbeten!
U kujtofsha për herë për të mirë,
se e keqja s’më bën nder!
Për çdo hap që kemi bërë
Ka shënime në defter!
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…