Prototipi i një anije të re kozmike të “SpaceX” ka shpërthyer gjatë fazës së testimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky zhvillim erdhi pasi kompania e Elon Musk përshpejtoi kohën e lëshimit të mjetit hapësinor. Prototipi shpërtheu në zonën testuese Boka Çika në Teksas, ku u panë shtëllunga tymi dhe flakë.
Mediat njoftojnë se nuk ka pasur të lënduar. Anija e quajtur “Starship” është 120 metra e gjatë dhe është projektuar që të transportojnë njerëz dhe mallra deri në 100 ton për në Hënë dhe Mars.
Kompania e Musk po teston një sistem të ri motorësh që do të mundësojë ripërdorimin e anijeve kozmike, duke bërë udhëtimet hapësinore më pak të kushtueshme. Ndërkohë, shpërthimi nuk lidhet me eventin madhor të SpaceX, në të cilin do të udhëtojnë dy astronautë të NASA-s me anijen kozmike “Falcon 9” për në orbite. Lëshimi ishte parashikuar të bëhej ditë më parë, por u shty për shkak të motit të keq.