50-vjeçari Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç, humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme, pasi u mbytën në det, në plazhin e Vilë-Bashtovës, Kavajë.
Pas vdekjes së tyre, familja Halilaj kërkon ndihmë financiare. Gruaja dhe vajza e mitur e Elvisit tashmë përveç se të pikëlluar, janë edhe në gjendje jo të mirë ekonomike. Në llogarinë e hapur në GOFUNDME, kërkohet që shqiptarët që kanë mundësi, të kontribuojnë për organizimin e funeralit dhe mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.
Në zonën ku ndodhi ngjarja janë caktuar plazhi dhe një kufi në det për të caktuar zonën e sigurt dhe qytetarët të mund të pushojnë të qetë. Mësohet se momentin kur ka ndodhur tragjedia, në zonë ka munguar vrojtuesi i plazhit, por edhe kufiri në det ku 3 anëtarë të një familjeje ndërruan jetë.
Sipas informacioneve, deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Fillimisht dy djemtë kanë hyrë për tu larë, por janë rrezikuar për shkak të dallgëve. 50-vjeçari ka hyrë t’i shpëtojë, pasi dyshohej se një nga fëmijët po mbytej. Por situata ka qenë e vështirë dhe për shkak të dallgëve e kanë patur të pamundur të dilnin në breg.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…