Ardian dhe Anjeza Hyseni u shpërngulën para shumë vitesh nga Sukthi drejt Italisë për një jetë më të mirë. Prindër të katër fëmijëve, ata vendosën që jetën e tyre ta ndërtonin në shtetin fqinj, në qytetin e Firences.
Mbrëmja e së dielës ishte tragjike për ta. Tre nga katër fëmijët humbën jetën në aksidentin tragjik në Reggia Emilia, ku vdiq dhe nipi i tyre vetëm 2 vje
Shane A. Hyseni, 22 vjeçe
Rejana A. Hyseni, 8 vjeçe
Resat A. Hyseni, 11 vjeç
Mattias Lame (djali i Shanes), 2 vjeç
Fëmija i vetëm i mbetur gjallë në familjen Hyseni, D. Hyseni, aktualisht 18 vjeç, po gjendet pranë dy prindërve, të cilët si pasojë e tronditjes janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore.
Sipas asaj që kanë shkuar mediat, Anjeza Hyseni ka shkuar në vendin e ngjarjes pas ngjarjes. Ajo është dërguar në spital pasi ka dëshmuar vdekjen e 3 fëmijëve dhe nipit.
Tragjedia ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës (30 Tetor 2022). Katër viktimat udhëtonin në një makinë tip Fiat së bashku me Orjol Lamen, 30 vjeç, partneri i 22-vjeçares. Ai është i vetmi i mbijetuar i aksidentit. 30-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet që ai të ketë humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka përfunduar duke u përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar. Mediat italiane shkruajnë se po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarje të rëndë.
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…