Detaje tronditëse nga 42-vjeçari që u vu në pranga nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se shfrytëzonte një vajzë të mitur për prostitucion.
Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion mjek kirurg ka shfrytëzuar për prostitucion të miturën për 2 vite me radhë.
Mjeku kirurg Dervish Hasi është arrestuar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë pasi prej disa kohësh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur rreth 12 vjeçe duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi.
E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Për mjekun Dervish Hasi rëndon akuza e prostitucionit.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Hasi është një person i njohur për policinë, me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.