20-vjeçari Ardit Nikçi nga Kosova mbeti i vrarë në një përleshje të armatosur që ndodhi të shtunën mbrëma, në një pompë të derivateve, në Lucern të Zvicrës.
Gazeta 20min.ch shkruan se 20-vjeçari vdiq pas një mosmarrëveshjeje që ndodhi në një pompë të benzinës në Lucern, ku u përdor thika. Sipas medias në përleshjen ku mbeti i vrarë kosovari u lënduan edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë.
Si nisi i gjithë sherri?
Media shton se i gjithë incidenti ku mbeti i vrarë 20-vjeçari kosovar, Ardit Nikçi, filloj në një kafene në një komunitet fqinj për shkak të borxheve financiare.
Pronari i kafenesë i cili ishte mik i të ndjerit Ardit Nikçi, i shiti inventarin e tij dikujt tjetër për dhjetëra mijëra franga më shumë. Meqenëse kishte ende një sasi të madhe të papaguar, pronari i kafenesë donte të fliste me borxhlinë (debitorin).
I ndjeri Ardit Nikçi, nuk kishte asnjë lidhje me borxhin dhe thjesht donte të ndihmonte mikun e tij. Por, sipas medias, debitori kishte dërguar “miqtë e tij” për “të zgjidhur çështjen”.
20min.ch raporton se në konflikt u përshinë persona me prejardhje nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra.
20min.ch raporton se në konflikt u përshinë persona me prejardhje nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra.