Dy shtetas suedezë u qëlluan për vdekje dhe një person i tretë u plagos në qendër të Brukselit të hënën mbrëma.
Një burrë që e identifikoi veten si anëtar i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë në një video të postuar në internet, raporton Reuters.
Sulmuesi i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes pas të shtënave teksa ishte gati të fillonte një ndeshje futbolli mes Belgjikës dhe Suedisë, e duke e shtyrë Belgjikën të ngrinte alarmin e saj për terror në nivelin më të lartë.
Motivi i mundshëm për sulmin ishte kombësia suedeze e viktimave, tha prokurori i rastit.
Sulmuesi i dyshuar, i cili e quan veten Abdesalem Al Guilani, pretendoi në një video në rrjetet sociale se ai ishte një luftëtar për Allahun dhe vrau “të pafetë”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Një zëdhënës i Prokurorisë Federale tha se nuk kishte “asnjë tregues” se sulmi terrorist ishte i lidhur me konfliktin Izrael-Gaza.
Prokurori federal tha se viktima e tretë, e cila u plagos, por gjendja e të cilit ishte jashtë rrezikut për jetën, ishte një shofer taksie. Prokurori u bëri thirrje banorëve të Brukselit të qëndrojnë brenda deri në fund të kërcënimit. Stafi i Komisionit Evropian u këshillua gjithashtu të qëndronte brenda.
Ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strommer, i tha Reuters se qeveria po punonte intensivisht me autoritetet belge për të marrë më shumë informacion rreth asaj që ndodhi.
Të gjithë suedezët në Belgjikë do të marrin një mesazh me tekst të dërguar në telefonat e tyre duke u kërkuar atyre që të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet nga autoritetet belge, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…