Detaje të tjera tronditëse janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pragë, ku një 24-vjeçar ka vrarë me armë mbi 15 persona, dhe më pas dyshohet se është vetëvrarë.
Pak orë para ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i babait të 24-vjeçarit, që dyshohet se është ekzekutuar nga ai.
Kujtojmë se, ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike.
Nga sulmi raportohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikuar të binin nga disa metra lartësi.