Detajet nga atentati në Fushë Krujë, një nga pasagjerët tentoi të largohej, autorët u kthyen për ta vrarë

Zbulohet identiteti i një prej të vrarëve në Fushë-Krujë. Gazetarja Klodiana Lala e cila ka mësuar identietin e personit të vrarë jashtë makinës raportoi për “BalkanWeb” vetëm inicialet e tij, B.V., banor i Fushë-Kuqes, Kurbin.

Sipas saj, makina e viktimave lëvizte në Drejtim të Mamurrasit apo Kurbinit dhe makina e autorëve ka lëvizur paralel me ta për disa metra, duke qëlluar me breshëri automatiku.

Më pas janë larguar, por sapo pasagjeri që ndodhej pas në makinën shënjestër ka dalë nga mjeti, ata janë kthyer pas dhe e kanë ekzekutuar. Pikërisht ky person është ai i identifikuar me inicialet B.V., nga Fushë-Kuqja.