Në vitin 2001, kur ishte vetëm 22-vjeçar, Besnik Leci iu bashkua radhëve të Policisë së Kosovës, ndërsa tani pas mbi dy dekadave shërbim do të dorëhiqet nga detyra e tij si toger.
Këtë vendim, siç e përshkruan ai të vështirë, e mori për shkaqe ekonomike, ngase sipas tij është tejet e vështirë të mbulohen shpenzimet, shto këtu edhe mungesa e sigurimit jetësor e shëndetësor dhe kushtet e punës.
“Paga e pamjaftueshme për ta mbajtur familjen, mungesa e sigurimit jetësor dhe atij shëndetësor, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë, mirëpo të detyrueshëm” ka shkruar ai.
Leci e filloi punën e tij si polic i thjeshtë në Stacionin e Veriut, për të përfunduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në pozitën e shefit të Njësisë.
Shkrimi i tij i plotë:
Të nderuar koleg, familjarë e shoqëri.
Ju falenderoj të gjithëve që jeni solidarizuar me mua, pas vendimit për t’u dorëhequr nga Policia e Kosovës.
Shumë prej jush më keni shkruar, e shumë edhe më keni telefonuar, sepse shumica nuk e keni prit e disa edhe nuk e keni besuar se kam marrë një vendim të tillë.
Asnjëherë gjatë karrieres time nuk e kam paramenduar se ndoshta një ditë, do të detyrohem të jap dorëheqje vullnetare nga Policia.Mirëpo ja që edhe kjo ndodhi pikërisht dje,me datë 15.07.2022, pas 20 vite e 10 muaj shërbim.
Po, e kam marrë atë vendim me vetëdije, dhe ka qenë zgjidhja ime,mirëpo besoni që zgjidhje shumë e dhimbshme për mua.
Është e vërtetë që dorëheqja vullnetare në Policinë e Kosovës është personale dhe individuale, dhe vendim i secilit për vehten e vet,mirëpo para se të gjykojmë me atë se “është vendim i juaji dhe zgjidhja juaj”, kish me qenë mirë me ba një analizë të shkurtë, a thua pse po detyrohem me mar një vendim të tillë.
Për shkak të korrektësisë, e ndiej obligim moral që ta sqaroj për ju dhe për të gjithë ata që iu intereson, se shkaqet apo motivi i cili qëndron pas këtij vendimi nuk ka të bëjë me asnjë çështje tjetër përveç, për fat të keq, çështjes ekonomike.
Paga e pa mjaftueshme për ta mbajt familjen, mungesa e sigurimit jetësor e atij shëndetsorë, kushtet e punës, e shumë çështje të tjera, më kanë detyruar ta marr këtë vendim aspak të lehtë,mirëpo të detyrueshëm.
E di që edhe shumë prej juve, ekonomikisht gjendeni në situatë të njëjtë, e ndoshta edhe më të vështirë,pasi që shumica keni edhe obligime tjera financiare-kredi nëpër banka, e të cilave nuk iu intereson sa e ke pagën e si e mban familjen, mirëpo me shpresë se do të vijnë ditë më të mira për ju, për ne, dhe për të gjithë.
Falemnderit dhe ju priftë e mbara.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…