Një dhi në Ukrainë është shpallur heroinë kombëtare pasi shkaktoi një varg shpërthimesh me granata rreth një spitali në Zaporizhzhia, duke lënë të plagosur të paktën 40 ushtarë rusë, shkruan The Guardian.
Forcat ruse kishin vendosur tel dhe granata rreth skajit të një spitali lokal në fshatin Kinski Rozdorin, duke vendosur kurthin si një mbrojtje rrethore, sipas drejtorisë së inteligjencës ukrainase.
Dhia, e cila ishte arratisur nga një fermë, mësohet se kishte ecur drejt e në kurth me municionet ruse duke shpërthyer në një reaksion zinxhir, duke plagosur dhjetëra ushtarë që prisnin në pritë.
“Të paktën 40 ushtarë rusë mendohet se janë plagosur. Aktualisht nuk dihet gjendja e kafshës”, thuhet në njoftimin e inteligjencës ukrainase.
Dhia që atëherë është konsideruar si “Dhia e Kievit”, një referencë për pilotin mitik, Fantazma e Kievit, i cili vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë gjatë pushtimit rus të kryeqytetit.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…