LAJME

Autoritetet serbe mohojnë se Rada Trajkoviq nuk u lejua të largohet nga Serbia

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq, në llogarinë e saj në Twitter ka njoftuar se policia e Serbisë, më 24 qershor, nuk e ka lejuar të largohet nga vendi, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar këto pretendime.

MPB-ja e Serbisë, në një deklaratë për mediat ka thënë se ka vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë së Tretë Themelore Publike.

“Në rastin e ardhjes së Rada Trajkoviqit në aeroportin e Beogradit, policët kanë vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë së Tretë Themelore Publike. Andaj, trajtimi i zonjës Trajkoviq ka qenë me qëllim të dorëzimit të ftesës së prokurorisë kompetente dhe nuk janë të vërteta pretendimet se asaj i është ndaluar të largohet nga vendi”, thonë nga MPB-ja e Serbisë.

Rada Trajkoviq paraprakisht kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë se ishte dashur të udhëtonte për në Podgoricë, por policia, siç thotë ajo, e mbajti në ambientet e policisë për tre orë dhe më pas, ia dorëzuan fletëthirrjen në gjykatë dhe e liruan të shkojë në shtëpi.

Ajo tha se gjatë asaj periudhe “policia nuk i ka shpjeguar pse nuk mund të vazhdonin udhëtimin dhe se ajo duhet të paraqitet në Gjykatën e Tretë Themelore në Beograd më 27 qershor”.

“Në fletëthirrjen nuk thuhet, as policia nuk më ka thënë se për çfarë bëhej fjalë, as për çfarë krimi bëhej fjalë, as për çfarë thirrjeje, nëse isha dëshmitare apo e akuzuar. Asgjë”, tha Trajkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Siç ka shpjeguar ajo, gjatë ndalimit ka qenë “në ambientet e policisë në aeroport, që ngjate në bodrum”.

“Policia është rreth meje dhe po më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi. Mua, një mjeke dhe një profesoreshë”, ka shkruar më parë Trajkoviq në Twitter.

Rada Trajkoviq është një politikane serbe nga Kosova. Ajo ishte deputete e koalicionit “Kthimi” në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e parë të pasluftës, nga viti 2001 deri në vitin 2004.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago