Dyzet e pesë persona kanë humbur jetën pasi një autobus që po transportonte kryesisht vizitorë nga India për kryerjen e Umres u përfshi në një aksident në Arabinë Saudite, thanë autoritetet.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në Medine dhe autobusi po transportonte shtetas nga India.
“Dyzet e pesë persona kanë vdekur dhe ka vetëm një të mbijetuar, i cili aktualisht ndodhet në spital”, tha për gazetarët V.C. Sajjanar, një oficer i lartë policie në shtetin jugor indian Telangana.
Kryeministri indian Narendra Modi tha në platformën sociale amerikane X se është “thellësisht i tronditur” nga aksidenti që ndodhi në Medine.
“Mendimet e mia janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Lutem për shërimin e shpejtë të të gjithë të lënduarve”, tha ai.
Modi shtoi se Ambasada indiane në Riad dhe konsullata në Xhide po ofrojnë gjithë asistencën e mundshme.
“Zyrtarët tanë janë gjithashtu në kontakt të ngushtë me autoritetet saudite”, shtoi ai.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…