Pas dhunës së shfaqur në reality show “It’s my home”, Policia e Kosovës ka hapur rast për veprat “sulm” dhe “kanosje”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se janë intervistuar disa persona për rastin në fjalë.
“Lidhur me ngjarjen në fjalë, pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit si dhe intervistimit të disa personave policia është udhëzuar nga prokurori i shtetit që të hap rast për veprat sulm dhe kanosje”, ka thënë Ahmeti.
Drejtori i televizionit ku transmetohet ky emision, Valon Maloku, ka hezituar të flasë, por tha se detajet do t’i tregojë Policia e Kosovës.
“Ne nuk japim përgjigje. Të vërtetën dhe detajet i tregon policia”, u shpreh ai për Indeksonline.
Në këtë reality shoë, që është prodhim i televizionit “First Channel”, ka pasë skena të dhunës fizike ku një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor pas një debati të ashpër.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…