LAJME

Diaspora dërgoi në Kosovë 635.1 milionë euro, 14% më shumë se vitin e kaluar, thotë BQK

Është publikuar këtë të shtune nga Banka Qendrore e Kosovës bilanci i pagesave për muajin qershor, sipas të cilit vlera e remitancave deri në qershor të këtij viti ka arritur në 635.1 milionë euro.

Sipas BQK-së, ky bilanc u karakterizua nga një deficit i llogarisë rrjedhëse i cili shënoi një vlerë prej 502.7 milionë euro e që “krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar është më i ulët për 19 për qind (623.7 milionë euro ishte deficiti deri në qershor 2022)”.

“Bilanci tregtar në mallra në kuadër të BP, deri në qershor 2023, kishte deficit në vlerë prej 2.1 miliardë euro, që është deficit më i madh tregtar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet aty.

Kurse, sipas BQK-së, shërbimet deri në qershor 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë 553.2 milionë euro, “që paraqet rritje prej 36 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 (407.8 milionë euro)”.

Bëhet me dije se kategoria kryesore e shërbimeve janë shërbimet e udhëtimi.

“Vetëm gjatë muajit qershor në Kosovë shërbimet e udhëtimit kanë arritur vlerën 141.3 milionë euro, vitin e kaluar në këtë periudhë kanë qenë 132.3 (7 për qind më të ulëta se këtë vit)”.

Ndërsa, sa i përket shpenzimeve të udhëtimit në Kosovë, rreth 90 për qind, përkatësisht 126.6 milionë euro janë shpenzimet e diasporës, e nëse krahasohet me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë, “diaspora këtë vit ka shpenzuar rreth 15 për qind më shumë”.

Kurse shpenzimet e udhëtimit të kosovarëve jashtë, gjatë muajin qershor kanë arritur vlerën 58.9 milion euro “që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, prej të cilave rreth 46 për qind janë shpenzimet në Shqipëri.

“Të ardhurat parësore deri në qershor 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 45.9 milionë euro, i cili krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, është më i ulët për rreth 48 për qind (88.1 milionë euro ishte deri në qershor 2022)”.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore, “vlera e të cilave deri në qershor 2023 shënoi 635.1 milionë euro, që paraqet rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (555.4 milionë euro ishte deri në qershor 2022)”.

Asetet në llogarinë financiare deri në qershor 2023 ishin 274.8 milionë euro, ndërsa detyrimet financiare shënuan vlerën prej 517.3 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

Po ashtu, sipas BQK-së bilanci i investimeve direkte në Kosovë deri në qershor 2023 “shënoi rezultat prej 271.9 milionë euro, që tregon se vlera e ID në Kosovë (374.2 milion euro) është më lartë se ID të investuara nga kosovarët jashtë (101.9 milion euro)”.

“Investimet direkte arritën vlerën 374.2 milion euro e që paraqet rritje prej 14 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (327.3 milionë euro deri në qershor 2022)”.

Bilanci i investimeve në letra me vlerë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në qershor 2023 “janë rritur për 86.7 milionë euro”.

Investimet tjera (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në qershor 2023 kanë shënuar vlerë negative (135.9) milionë euro dhe cila i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të jashtëm në Kosovë. (vlerë prej 285.4 milionë euro deri në qershor 2022).

Asetet rezervë deri në qershor 2023 “janë rritur për 78.6 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 171.8 milionë euro”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

39 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago