Dy kamionë janë djegur dhe një veturë udhëtarësh është dëmtuar në orët e para të së martës në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot në mëngjes pak para orës 01.00 policia e Kosovës ka vërejtur një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamionë (zjarri i është vënë mbi motorr) që ishin të parkuar para magazinës së tyre”, ka thënë Elshani për AP.
Duke shtuar se “një veturë po ashtu është dëmtuar si pasoj e zjarrit”.
Në fillim të muajit qershor janë edhe djegur dy makina në vendin e njëjtë ku janë djegur edhe kamionët e fundit.
Më 8 mars, nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç, i ishin djegur dy lokale në qendër të Zveçanit.
Për rastin në fjalë ishte deklaruar edhe zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili situatën e ka cilësuar si tentim i kotë për t’i frikësuar “serbët e çliruar nga thundra e terroristëve të Listës Serbe”.
Po ashtu zyrtares të Komunës paralele në Leposaviq i ishte djegur makina.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…