LAJME

Digjen edhe tri vetura me targa RKS në Veri të vendit, Policia jep detaje

Mbrëmë pas mesnate edhe tri vetura të tjera të qytetarëve serbë në veri të vendit kanë qenë cak i keqbërësve. Persona ende të paidentifikuar, dyshohet se u kanë vënë flakën automjeteve të cilat ishin të parkuara në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se veturat të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).

“Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër te prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Kujtojmë që mëngjesin e djeshëm dy qytetarë kanë kërkuar nidhmën e Policisë në Zubin Potok, pasi të njëjtit kanë deklaruar se gjatë natës, persona të panjohur u kanë djegur veturat e tyre private të cilat ishin të parkuara para shtëpive të tyre.

Sipas ankuesve, veturat ishin me targa RKS dhe ishin regjistuar rreth një javë më përpara.

Për këtë ka pasur reagime edhe nga zyra e Presidencës së Kosovës, ku shefi i kabinetit të presidentes  Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë frikësimin e serbëve lokal dhe ka theksuar se sipas marrëveshjes së Brukselit targat RKS janë të vetme targa legale në të gjithë Kosovën.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago