Diktatori mizor çeçen Ramzan Kadyrov u shpreh të dielën se po planifikon të krijojë ushtrinë e tij private të ngjashme me mercenarët e Wagner të drejtuar nga Yevgeny Prigozhin. Diplomatët perëndimorë, sipas Daily Mail, e shohin këtë lëvizje të 46-vjeçarit si presion ndaj Vladimir Putin dhe përgatitje për luftë të mundshme civile në Rusi.
Në një postim në Telegram, Kadyrov tha se Wagner, që ka luftuar së bashku me trupat ruse në Ukrainë, kishte arritur rezultate mbresëlënëse dhe se kompanitë private ushtarake ishin një domosdoshmëri.
“Wagner ka treguar aftësi të shkëlqyera në luftën e Ukrainës dhe ka rrëzuar diskutimet nëse nevojiten ushtria private. Kur të përfundoj shërbimin për shtetin e Rusisë, planifikoj të konkurroj vëllanë tonë të dashur Yevgeny Prigozhin duke krijuar një kompani private ushtarake”, u shpreh Kadyrov, i cili udhëheq Çeçeninë që prej vitit 2007.
Kadyrov dhe Prigozhin kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në luftën e Ukrainës, por shpesh, veçanërisht lideri çeçen, ka shprehur hapur kritikat kundër udhëheqjes ushtarake ruse.
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…