POLITIKE

Diplomatë të huaj zbulojnë planin e Vetëvendosjes për bashkim me Shqipërinë

Se Franca dëshiron të marrë një rol kryesor në çështjen e zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, përveç presidentit të Serbisë, tashmë e thonë edhe diplomatë të ndryshëm të cilët njohin dhe përcjellin rrethanat në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tyre, duke zgjidhur problemin e Kosovës, Franca dëshiron që të tregojë fuqi ndërkombëtare, ndërkohë për kancelaren gjermane, Angela Merkel, thonë se është duke bërë përpjekje që të bind BE’në të përjashtojë çfarëdo mundësie të ndarjes së Kosovës nga frika e destabilizimit në Bosnje e Maqedoni Veriore.

SHBA-ja sipas këtyre burimeve diplomatike është e interesuar ndërkohë që të gjejë një zgjidhje për Kosovën, me qëllim për ta neutralizuar ndikimin rus mbi Serbinë.

Sipas disa diplomatëve, shtetet e Bashkimit Evropian kanë vërejtur që përpjekjet e Perëndimit për të zgjidhur ‘nyjën e Kosovës’ janë shumë të bezdisshme për Rusinë, e cila ka frikë se pozita e saj në Ballkan do të tronditet, dhe sipas tyre kjo është edhe arsyeja pse Kremlini çdo ditë e më shumë është aktiv në politikën e Serbisë.

“Akterët ndërkombëtare vazhdojnë të përqendrohen në problemin e Kosovës, gjë të cilën ata më së shumti e bëjnë prapa kuintave. SHBA’të vazhdojnë të përpiqen të neutralizojnë ndikimin e Rusisë në Serbi duke gjetur një zgjidhje për Kosovën. Por qasja e SHBA’së është gjithnjë e më kaotike për shkak të interesave kundërshtuese brenda SHBA’së dhe pikëpamjet e ndryshme brenda BE’së. Franca dëshiron të marrë rol drejtues në zgjidhjen e problemit të Kosovës në mënyrë që të demonstrojë fuqinë e saj kombëtare, ndërsa Gjermania përpiqe që të bind BE’në të përjashtojë çdo mundësi të ndarjes së Kosovës nga frika për destabilizim në Bosnje dhe Maqedoni Veriore”, ka thënë ky burim diplomatik për ‘Danas’, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa ardhja e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet mendohet se ka komplikuar gjetjen e një zgjidhje finale për Kosovën, pasi që partia qe drejton Albin Kurti refuzon të ulet në tryezën e dialogut në rast se Kosovës i kërkohet të bëjë ndonjë koncesion.

Tutje këto burime diplomatike jo zyrtarisht i ka thënë gazetës serbe se Vetëvendosje është e fokusuar që të bashkojë Kosovën me Shqipërinë, por këtë dëshiron që ta bëjë në mënyrë me të ngadalshme, pasi që nuk është në interesin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës që të bashkohet me një shtet që ka shumë probleme të brendshme, përfshirë krimin dhe korrupsion.

Sipas burimeve që iu referohet ‘Danas’, Vetëvendosje nuk është e kënaqur me situatën në Shqipëri dhe në të ardhmen afërt do të provojë që përmes partisë së saj në Tiranë të inkurajojë lëvizje pozitive dhe më pas për të shqyrtuar mundësinë e bashkimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago