Një udhëzim misterioz është dhënë nga ambasada kineze në Ukrainë, me urdhër të Ministrisë së Jashtme, për qytetarët e saj, duke u kërkuar që të largohen sa më shpejt nga Ukraina.
E vetmja gjë që theksohet në njoftim është se bëhet për arsye sigurie, pasi nivelet e rrezikut janë rritur për shkak të luftës me Rusinë. Në dokument, ata e përshkruajnë situatën në vendin e shkatërruar nga lufta si “serioze”.
Ata që duan të largohen me të vërtetë do të kthehen me misionin diplomatik në Kinë. Direktiva është lëshuar dje, të shtunën dhe i është komunikuar të gjithë qytetarëve kinezë.