Një numër i qytetarëve serbë në jug dhe në veri të Ibrit, janë mbledhur sot në mëngjes në ora 08:00 në pikat ku ishte planifikuar të hapeshin si vendvotime për referendumin, i cili u ndalua nga Qeveria e Kosovës, dhe Kuvendi e votoi një rezolutë që e kundërshton këtë organizim.
Disa serbë u tubuan edhe në Klinë. Sipas portalit serb në Kosovë, “Kosovo Online”, Policia e Kosovës ka kërkuar që qytetarët e grumbulluar të shpërndahen brenda 15 minutave, transmeton Gazeta Express.
Disa qytetarë serbë u mblodhën edhe në Mitrovicën e Veriut, Shtërpcë, Graçanicë, Pasjan, Anamoravë dhe Gorazhdevc. Ata, siç raporton ky portal, u shprehën të pakënaqur me vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…