Protestat në Beograd kanë vazhduar edhe në ditën e katërt, ndërsa sonte protestuesit rrënuan gardhin para parlamentit serb, respektivisht zhvendosën atë tek shkallët e ndërtesës ku dhe ndezën pishtarët.
https://www.facebook.com/AdminSerbia/videos/1807375979405027/
Protestuesit u tubuan para parlamentit serb në ditën e katërt me radhë kundër masave të ndërmarra nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).
https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/1368816843308444/
Protestuesit të cilët kaluan gardhin dëbuan edhe gazetarët dhe kameramanët para hyrjes së ndërtesës, me qëllim që t’i pengojnë të regjistrojnë atë që ndodhte atje.
Para parlamentit nuk kishte forca policore, ndërsa kordoni i sigurisë u formua pasi protestuesit rrënuan gardhin.
Protestuesit po ashtu hedhnin pishtarë, gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë.