Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku babi kishte marrë peng 2 fëmijët e mitur dhe qëllonte me kallashnikov nga dritarja. Nga hetimet ka rezultuar se babai 40 vjeçar ishte nën efektin e lëndëve psikotrope. Ai jetonte në Lezhë, por kishte marrë së fundmi një apartament me qira në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ku dhe ndodhi ngjarja.
Në banesë kanë qenë vetëm 2 fëmijët, pasi gruaja kishte marrë urdhër mbrojtjeje. Në njoftim bëhet me dije se Policia e Lezhës ka referuar çështjen në Prokurori për dy kërkesa për urdhër mbrojtje për bashkëshorten, më konkretisht në datat 14.12.2023 dhe 27.03.2024, por në asnjërën prej tyre, ajo nuk është paraqitur.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…