Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se pas përfundimit të të gjitha përgatitjeve, Turqia më 24 korrik do ta hapë Ajasofjan për faljen e namazit të xhumasë.
Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Erdoğan komentoi statusin e ri të Ajasofjas, e cila u përdor si një muze në dekadat e kaluara, por do të shërbejë si xhami pas një dekreti të miratuar së fundmi.
Presidenti turk tha se dyert e Ajasofjas do të jenë të hapura për turqit dhe të huajt, për muslimanët dhe jo-muslimanët, ashtu sikurse edhe të gjitha xhamitë e tjera. Ai po ashtu tha se Ajasofja me statusin e saj të ri do të vazhdojë t’i përqafojë të gjithë në një mënyrë shumë më të sinqertë.
“I ftoj të gjithë që të respektojnë vendimet e marra nga organet gjyqësore dhe ekzekutive të vendit tim mbi Ajasofjan”, tha Erdoğan, duke theksuar se si do të përdoret kompleksi historik është çështje e sovranitetit kombëtar.
“Theksoj se do ta hapim Ajasofjan si xhami duke ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore të njerëzimit”, shtoi Erdoğan.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…