BOTA

Ditari i një ushtari të vrarë koreano-verior zbulon taktikat e tyre të luftimeve në Ukrainë, kishte dokumente identifikimi false

Të dhënat e fundit të një ushtari të vrarë në luftimet në Kursk janë publikuar ndërsa Pheniani regjistron humbje në rritje midis trupave të tij. Ditari i një ushtari të Koresë së Veriut zbulon se si trupat nga Pheniani po përdoren si “karrem” për të tërhequr dronët ukrainas, të cilët më pas i rrëzojnë.

Ditari i një ushtari të rënë, botuar nga Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, përshkruan këto taktika, së bashku me shprehjet e besnikërisë ndaj Kim Jong-un dhe dëshirën për t’u kthyer në atdheun e tij, raporton The Ëall Street Journal.

Në njërën faqe të ditarit, ka një vizatim që tregon një ushtar që del nga kopertina për të tërhequr vëmendjen e një droni, ndërsa dy shokët e tij presin gati për ta rrëzuar.

“Edhe me çmimin e jetës sime, unë do të zbatoj urdhrat e Komandantit Suprem pa hezitim”, thuhet në një hyrje nga ditari.

“Unë do t’i tregoj botës guximin dhe sakrificën e forcave speciale të Kim Jong-un.”

Pak dihej për aktivitetet e trupave të Koresë së Veriut në Kursk deri vonë, kur Ukraina filloi të ndajë detajet e humbjeve të tyre. Me ushtarët e rënë u gjetën letra dhe shënime dhe javët e fundit një njësi e operacioneve speciale ukrainase ka lëshuar pesë shënime të shkruara me dorë që pretendon se i përkasin të njëjtit ushtar, duke përfshirë vizatimin e lartpërmendur.

Kush është autori i ditarit?

Sipas një pasaporte të gjetur nga zyrtarët ukrainas, autori i ditarit quhet Jong Kyong Hong. Ai dhe dy nga shokët e tij u vranë në një përleshje të 21 dhjetorit me forcat speciale ukrainase pranë fshatit Pogrebki në skajin jugperëndimor të Kurskut. Gjithashtu u zbulua se kishin dokumente identifikimi false.

Analizat e ADN-së të kryera nga autoritetet ukrainase treguan se tre ushtarët ishin me origjinë nga Azia Lindore – kineze, koreane ose japoneze, tha zëdhënësi ushtarak ukrainas Oleksandr Kindratenko.

Shkrimi i dorës në ditar, i shkruar në koreanisht, u identifikua si “pagabueshëm koreano-verior”. Dhe frazat në ditar duken autentike. Për shembull, në përshkrimin e një sulmi me dron, fjala “so-myol” përdoret për “shkatërrim”. Në Korenë e Jugut, termi përdoret për të përshkruar zhdukjen e llojeve të kafshëve.

Më 9 dhjetor, Jong regjistroi festimin e ditëlindjes së një miku që ai e quan “shoku im më i ngushtë”. Ai ka shkruar se ka mall për atdheun e tij, pasi “u largua nga përqafimi i ngrohtë i një babai dhe nëne të dashur”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

9 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago