POLITIKE

Plani radikal i Muskut: Ai dëshiron të rrëzojë kreun e qeverisë së Britanisë

Elon Musk nuk di të ndalet. Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj qeverisë gjermane dhe kancelarit ende në detyrë, Olaf Scholz, miliarderi amerikan ia ka vënë syrin një tjetër kabineti dhe kryeministri në Europë.

Miliarderi teknologjik Elon Musk me sa duket dëshiron të sigurojë që kryeministri Keir Starmer të shkarkohet. Tani një njësi britanike antiterror po punon për të.

Keir Starmer dhe qeveria e tij laburiste në Britaninë e Madhe janë objektivat e rinj të Musk, i cili ka tronditur rrjetin me një sondazh në profilin e tij në platformën ‘X’, ku pyet nëse “SHBA duhet të çlirojë Britaninë e Madhe nga qeveria e saj” aktuale, të cilën e konsideron tiranike.

Sondazhi i Musk pati më shumë se 10 milionë shikime dhe përdoruesit në masë dërrmuese, gati 700,000 prej tyre, mbështetën idenë se Amerika duhet të çlirojë Britaninë nga qeveria e saj.

Ky është i fundit në një seri postimesh të Musk në platformën ‘X’, në të cilat ai ka kritikuar qeverinë laburiste të kryeministrit Keir Strammer.

Musk gjithashtu akuzoi sot në platformën ‘X’ Starmer si bashkëpunëtor në përdhunimet në grup në Britani, sepse ai nuk arriti të ndiqte penalisht bandat që kryenin përdhunimet në grup të vajzave të reja kur ishte kryeprokurori i Britanisë.

Po ashtu Musk bëri thirrje për arrestimin e zv/ministres së Mbretërisë së Bashkuar për dhunën ndaj grave, Jess Phillips. Ai tha se Phillips duhet të burgoset pasi ajo refuzoi një kërkesë të Home Office për të urdhëruar një hetim kombëtar për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në Oldham, Angli.

Në shënjestrën e Musk ishte këtë fundjavë edhe Nigel Farage, për të cilin tha se duhet të japë dorëheqjen si lider i partisë Reforma të krahut të djathtë të Britanisë së Madhe. Sakaq, Farage u distancua nga mbështetja e Musk për aktivistin anti-musliman britanik të së djathtës ekstreme Tommy Robinson, i cili po vuan një dënim me 18 muaj burg për shpërfillje të gjykatës.

Mediat spekuluan se Musk, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, mund të ndajë një donacion të madh monetar për partinë Reforma që mund ta ndihmojë atë të “sfidojë” Partinë Laburiste dhe Partinë Konservatore.

Musk muajin e kaluar mbështeti një tjetër parti të ekstremit të djathtë, duke dalë në krah të Alternativës për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për tu zhvilluar më 23 shkurt, ndërsa ka një raport të konsoliduar me kryeministren italiane të “Vëllezërve të Italisë”, Giorgia Meloni.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago