Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.
“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump.
Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.