Djali i mjekut të zhdukur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Shala i ka drejtuar një lutje prekëse presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gentri Shala djali i doktor fafirës Shalës ka thënë se në rast se gjatë bisedimeve me Serbinë kushtëzohet zbardhja e fatit të të pagjeturve me ndonjë marrëveshje në dëm të Kosovës të mos e bëjë.
“Nëse gjatë bisedimeve, nga pala Serbe kushtëzohet zbardhja e fatit të pagjeturve me marrëveshje në dëm apo ndarje të Kosovës , Kosovën mbaje sovrane, të paprekshme dhe me integritet të plotë territorial! Le të mbaroj historia dhe dhimbja me këta të zhdukur, mos të zhdukemi dhe ne të tjerët për atë copë toke dekada më vonë.”. ka shkruar ai.
Në letrën e tij drejtuar presidentit, ai shkruan se vërtet e do familjen dhe se i mungon babai por Kosovën nuk e falë për asgjë. Sipas tij, ky është amanet edhe nga babai i tij.
“Vërtet e dua familjen dhe brenda familjes vdesim për njëri tjetrin, të gjithëve na mungon Babai por ne të gjithë bashkë Kosovën se falim për asgjë, kështu ma la amanet Baba, kështu më edukoj Nana, kështu mendon secili që ndjen veten shqipëtar. I bindur se hapave të tillë do vazhdoni dhe ju ashtu sic jeni dëshmuar një jetë të tërë. Si një djalë prindi i të cilit ende figuron i zhdukur që nga lufta e fundit 98/99, desha vetem të ua lehtësoj barren shpirtërore në rast se do gjendeni para një momenti të tillë”, ka shkruar tutje ai.
Ky është postimi i plotë:
I nderuar z.President Thaçi,
Në mesin e shumë problematikave, shumë shkurt dhe qartë po i’u drejtohem për çështjen të cilën e ndjej obligim personal dhe kombëtar!
E vërtet se në tryezen e bisedimeve do diskutohet dhe zbardhja e fatit të më shumë se 1644 të pagjeturve, për çka jam i sigurt se pala Kosovare do bëjë të pamunduren, por të jeni i vetëdijshëm se:
Nëse gjatë bisedimeve, nga pala Serbe kushtëzohet zbardhja e fatit të pagjeturve me marrëveshje në dëm apo ndarje të Kosovës , Kosovën mbaje sovrane, të paprekshme dhe me integritet të plotë territorial!
Le të mbaroj historia dhe dhimbja me këta të zhdukur, mos të zhdukemi dhe ne të tjerët për atë copë toke dekada më vonë!
Jeta është kaluese, përjetësia është me më rëndësi, e përjetshme të mbes Kosova, ne të dashurit tanë do i takojmë në botën tjetër, Kosovën ta lëmë si duhet, ky ishte qëllimi i të rënëve për liri, e kemi amanet!
Që ky amanet të përjetësohet unë isha dhe jam i gatshem të zhdukem si babai im por ti bëj dëm Kosovës qe babai im të kthehet, asesi!
Vërtet e dua familjen dhe brenda familjes vdesim për njëri tjetrin, të gjithëve na mungon Babai por ne të gjithë bashkë Kosovën se falim për asgjë, kështu ma la amanet Baba, kështu më edukoj Nana, kështu mendon secili që ndjen veten shqipëtar!
I bindur se hapave të tillë do vazhdoni dhe ju ashtu sic jeni dëshmuar një jetë të tërë. Si një djalë prindi i të cilit ende figuron i zhdukur që nga lufta e fundit 98/99, desha vetem të ua lehtësoj barren shpirtërore në rast se do gjendeni para një momenti të tillë.