LAJME

Djali i Tom Doshit përplasi me makinë biznesmenin e njohur

James Doshi, një prej djemve të kreut të Partisë Social-Demokratike, Tom Doshi, ka aksidentuar një çift bashkëshortësh.

Bëhet fjalë për pronarin e hotel “Gjuetia”, Viktor Jushi dhe bashkëshorten e tij, e cila ka marrë dëme të mëdha, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës, teksa djali i Doshit po udhëtonte në drejtim të Shkodrës.

Por edhe pse ka qenë fajtor në aksidentin që ka shkaktuar, James Doshi është favorizuar nga autoritetet dhe Policia e ka lejuar të marrë mjetin e të largohet. Pas hetimeve, Prokuroria e Lezhës ka regjistruar një procedim penal për “shpërdorim detyre”. Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula është pezulluar nga detyra, ndërsa nën hetim është e gjitha struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Si ndodhi aksidenti

Djali i ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi, teksa po lëvizte me makinë, ka përplasur një automjet ku lëvizte pronari i “Hotel Gjuetia” dhe i fabrikës së mermerit “ARPEG Stone Art & Craft”, Viktor Jushi me bashkëshorten e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se djali i Doshit ka qenë fajtor, por është favorizuar nga policia, e cila nuk ka kryer veprimet konform ligjit, duke e lejuar që të marrë automjetin dhe të largohet.

Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është vënë në lëvizje, duke regjistruar procedim penal për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar verifikimin e tabulateve telefonike të efektivëve të Komisariatit të Policisë Rrugore, për të zbardhur rolin e secilit prej tyre në këtë aksident dhe cili nga eprorët i ka urdhëruar të mos bënin detyrën dhe të ngarkimin me përgjegjësi djalin e Tom Doshit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

2 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

6 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

17 orë ago