Një ditë pas aksidentit tragjik afër Sllavonski Brod të Kroacisë ku humbën jetë dhjetë 10 kosovarë, familjet e viktimave mbërritën para spitalit.
Disa nga udhëtarët e plagosur lehtë u liruan nga spitali gjersa 15 të lënduar rëndë janë ende në trajtim.
Drilon Muji, një nga pasagjerët, i tha RTL se kishte vizituar babanë në Gjermani dhe se ishte duke u kthyer në shtëpi. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë.
“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji.
Shumë prej tyre udhëtonin drejt vendlindjes për pushimet verore gjersa pas tyre e kanë lënë një prej ditëve më të frikshme të jetës së tyre.
“Unë rashë nga kati i dytë i autobusit me gruan time. Gjithçka ra poshtë. Të gjithë ne që ishim afër dritares, fluturuam jashtë. Njerëzit nuk ishin në shtëpi për shkak të pandemisë në dy vjetët e fundit dhe ata ishin shumë të lumtur, por këtu ata nuk u kthyen në shtëpi “, tha Ramo Gashi.
Në konviktin ku po qëndrojnë, ata janë duke pritur informacione për anëtarët e familjes që janë ende në spital.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…