Dragan Djilas, një nga udhëheqësit e opozitës në Serbi, tha sonte se nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë thotë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë, atëherë “ne nuk kemi më nevojë të flasim për këtë”.
Djilas nënvizoi se “ne e dimë për krimin në Srebrenicë”.
“Disa burime thonë katër mijë, të tjerë tetë mijë njerëz, numri i të vrarërve është i tmerrshëm,” vuri në dukje Djilas.
I pyetur nga gazetari “nëse ai mendon se ka pasur gjenocid në Srebrenicë”, Dragan Djilas përmendi se ai nuk është avokat.
“Mos më kërkoni të kualifikojë Srebrenicën nëse është gjenocid apo krim kundër njerëzimit. Por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, siç thotë në Deklaratë (Parlamenti malazez) mori një vendim dhe ne nuk kemi më nevojë të flasim”, nënvizoi Dragan Djilas, gjatë një interviste për gazetën malazeze ‘Vijesti’.
Djilas, i cili është president i Partisë për Liri dhe Drejtësi (MSA), komentoi më parë dënimin me burgim të përjetshëm për kriminelin e luftës Ratko Mlladiç.
“Një krim i tmerrshëm ndodhi në Srebrenicë, në të cilin mijëra njerëz u vranë dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Djilas në atë kohë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…