“Do armatosemi”, Vuçiç: Kosova po planifikon blerjen e 100 automjeteve të blinduara

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “ushtria serbe duhet të jetë shumë më e fortë” se sa është sot.

“Të rrisim në mënyrë drastike aftësitë tona operative-funksionale, që do të thotë gatishmëri luftarake”, tha Vuçiç gjatë një vizite në panairin ndërkombëtar të armëve në Abu Dhabi.

Ai tha se plani është që në vitin 2023 dhe 2024 të blihen 200 armë të rënda të prodhimit vendor, që është rreth 300 milionë euro dhe se ka interes të madh nga blerësit e huaj për blerjen e armëve tona.

Duke folur për pajisjen me armatim, ai pretendoi se Kosova synon të blejë 100 automjete të blinduara deri në fund të vitit, pjesërisht nga donacionet, që është “në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Vuçiç potencoi se njësitë speciale të Forcave të Armatosura të Serbisë, për zgjerimin e të cilave janë tenderuar deri në 5 mijë pjesëtarë, do të përbëhen nga njësi të lehta, batalione sulmi dhe njësi të rënda, gjegjësisht grupe të përbashkëta luftarake taktike.

“Do të kemi edhe batalione sulmi, të cilat do të jenë më të gjera në armatim, të cilat do të kenë kompani të mekanizuara me tanke, anti-tank dhe gjithçka duhet për një pranim më serioz të luftës, për pranimin e parë të luftës”.

Ai deklaroi se njësitë e rënda, përkatësisht grupet e përbashkëta luftarake taktike, përveç tankeve, do të kenë edhe mjete artilerie.

“Të gjitha këto do të jenë forcat tona speciale, ku do të ngremë seriozisht nivelin e gatishmërisë luftarake, apo siç thonë sot, aftësitë operative-funksionale të ushtrisë sonë”, shtoi ai.