“Do bëjmë gjithçka që t’i nxjerrim nga ferri”, OKB organizon një tjetër evakuim për civilët e Mariupolit

OKB-ja po organizon një tjetër evakuim nga Mariupol për ditën e sotme. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres. Ai theksoi se OKB-ja po ofronte mbështetje, duke përfshirë mbështetjen psikologjike, për të mbijetuarit që po evakuoheshin nga qyteti jugor.

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i nxjerrë njerëzit nga këto peizazhe ferri.” tha ai. Në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar, Guterres tha se ai kishte theksuar nevojën për të mundësuar aksesin humanitar dhe evakuimet nga zonat e rrethuara, “duke përfshirë para së gjithash, Mariupol”, raporton BBC.

Të enjten, Putin tha se forcat ruse ishin gati të ofronin kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë. Ai tha gjithashtu se Ukraina duhet të urdhërojë luftëtarët e saj të ulin armët dhe të dorëzohen, sipas zyrtarëve të Moskës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të natës, tha se forcat ruse nuk e kishin ndalur bombardimin e fabrikës së çelikut Azovstal.