FOTO&VIDEO

Sulm në një lokal në Lipjan: Tmerrohet pronari, azilkërkuesit vjedhin dhe e rrahin keq

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se bashkë me një tjetër kanë vjedhur në një lokal, ku e kanë sulmuar edhe pronarin.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat që dyshohen për këtë rast janë azilkërkues të Qendrës së Azilit në Magure.

Të dyshuarit kanë hyrë në një lokal me veshmbathje, ku kanë vjedhur një xhaketë dhe kanë sulmuar pronarin e lokalit, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka arritur ta vë në pranga njërin nga të dyshuarit, i cili është  dërguar më pas në stacion për t’u intervistuar. Ndërsa ankuesit i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Lipjanit.

Prokurori ka urdhëruar që lidhur me këtë ngjarje të iniciohet rasti “sulm”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

43 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

24 orë ago