Historia e Osman Kazazit dhe e Paul Luijf është e pabesueshme. Osman Kazazi vuajti mbi 4 dekada burg në kohën e komunizmit duke u konsideruar si një “Mandela” i Shqipërisë. Historia e tij u bë publike pas komunizmit dhe ra në veshët e Paul, një okulist holandez. Duke lexuar për jetën e vështirë të Kazazit në burg, ai vendos të vijë në Shqipëri për ta takuar personalisht atë. Dhe ky takim do të shënonte nisjen e një marrëdhënie babë-bir mes të dyve.
“Herën e parë, kur hyra në shtëpinë e Osman Kazazit, nuk do ta harroj kurrë. Një burrë i brishtë zbriti nga shkallët. Më përqafoi fort me ngrohtësi. U ndjeva menjëherë si në shtëpi. Ajo që ndieja ishte një trup i brishtë, por në sytë e tij pashë shumë forcë. Mendova, kam ardhur në shtëpinë e një personaliteti të madh. U ndjeva i nderuar që kisha mundësinë të isha në praninë e tij. E pyeta, çfarë mund të bëj për ju? Dhe ai u përgjigj: Jo, çfarë mund të bëj unë për ju? Kjo ishte mënyra se si nisi”, u shpreh Luijf gjatë dokumentarit “Sytë e shpirtit”.
Paul erdhi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1992. Mbesa e Osman Kazazit, Nesrete Jegeni zbulon se Paul i ka thënë dajës së saj që në takimin e parë se ai do të jetë babai i tij shpirtëror. Ndërkohë Kazazi i është përgjigjur duke i thënë se Paul do të jetë djali që nuk e pati kurrë. E nga këtu nis një marrëdhënie e jashtëzakonshme mes të dyve.
“Nga më shumë se 50 udhëtimet që pata, shkova te shtëpia e tij të paktën 40 herë. Kur arrija në Tiranë, shpesh më priste Osmani dhe Shpëtimi, një nga vëllezërit e Nesretes. Qëndroja me ta natën e parë. Rrija për darkë, bënim biseda të bukura. Ishte baza ime, nga e cila lëvizja për në të gjithë vendin për projektet e mia. Pas pak kohe e pyeta “si e ke shikimin?”. Më tha se kishte vështirësi në lexim dhe në të parit së largu. Kisha mjetet e mia të lëvizshme me vete kështu që i bëra një kontroll. Provova disa lente derisa gjeta të saktat për të. Herën tjetër që shkova në Shqipëri, i solla syzet që kisha bërë për të”, tha Paul.
Kjo e emociononte Osmanin, që mbesa tregon se ai e priste me shumë gëzim Paul.
Paul konstatoi më vonë se Kazazi kishte perde në sy dhe e kishte të domosdoshme një operacion në sy. Aty i ka komunikuar se këtë ndërhyrje do ta bënte në Holandë, ku do ta merrte vetë përsipër. Luijf tregoi se për këtë mori një mjek holandez në Haarlem që e kreu ndërhyrjen falas pas Osman Kazazin.
“Ishte një ndryshim i madh për Osmanin. Para ndërhyrjes, shikueshmëria e tij ishte në 40%, ndërsa pas saj ishte afërsisht 100%. Ishte diçka kaq e veçantë. Ashtu siç ishte slogani i klinikës sime, atij iu hap një botë e re”, tha ai.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…