LAJME

“Do ketë dhe të tjerë si puna ime!”, e moshuara që rezulton me pasuri 30 mln euro nga inceneratorët: Më mori në telefon gjithë Përrenjasi me habi se kur u bëra biznesmene

“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene’”. Kështu deklaron në një intervistë për ‘News24’ e moshuara Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.

E moshuar tha për gazetarin Mario Merhori se ajo tërë jetën ka qenë ndihmësmjeke dhe se nuk kishte pasur kurrë një biznes. Madje ajo tregoi se shumë miq të saj në Përrenjas ishin çuditur, madje e kishin marrë në telefon për ta pyetur me habi se si qëndronte e vërteta.

“Kam pasur telefonata. I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘ç’është ky muhabet?! S’dimë gjë që ke qenë biznesmene. Ti ke qenë mjekja jonë’-më thanë. Më thanë; ‘mos ki merak se ne të besojmë’.”, pohoi e moshuara.

Mes të tjerash e moshuara tha se si puna e saj mund të ketë edhe persona të tjerë.

“I shkruajta dhe i thashë; kështu ma kanë bërë. S’kam marrë përgjigje nga Rama. I shkruajta me zarf dhe ia çova. Shkova në Poste me rekomande ia çova. I çova dhe drejtorit të Tatimeve, se; nuk jam biznesmene. As ai nuk mu përgjigj. Shkova dhe te këto Tatimet këtu te 9-Katëshet. Më ndihmuan, më dhanë; shko te drejtori të Stadiumi Dinamo. Shkova atje dhe s’më futën brenda fare. Më thanë; mos firmosje! Flisja me atë si roje aty. Ata më thanë se ishin të prokurorisë. Ju ktheva atyre dhe i thashë kështu, kështu; ata më thanë; O moj nënë, ti je viktimë. I thashë; ‘E di dhe vetë që jam viktimë’. Ça të bëj. Pështy përpjete më bie syve, pështy poshtë më bie kraharorit, t’i themi derrit dajë. Por i thashë; se lë me kaq, se do t’i hedh në gjyq. Ai Shina më vjen të shoh, që jam biznesmene, po ai është hajdut. Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si puna ime! I ka futur ato dhe ndajnë lekët sëbashku.”, pohoi e moshuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago