LAJME

“Do merrja plumbin për të”… Ndahet nga jeta agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh për të shpëtuar Kennedy-n

Clint Hill, agjenti i Shërbimit Sekret Amerikan i cili u hodh mbi limuzinën e John F. Kennedy-t gjatë atentatit në Dallas, u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, shkruan A2 CNN. Hill, i cili më vonë u bë një autor bestseller, u përball për dekada me ndjenjën e fajit për vrasjen e presidentit Kennedy. Ai ndërroi jetë të premten në shtëpinë e tij në Kaliforni, sipas një deklarate të lëshuar nga publicisti i tij.

Më 22 nëntor 1963, Hill ishte caktuar për të mbrojtur bashkëshorten e presidentit, Jacqueline Kennedy. Ai po udhëtonte në një makinë pas limuzinës presidenciale kur u dëgjua e shtëna e parë.

Pa humbur kohë, ai vrapoi drejt makinës së presidentit dhe u përpoq të hipte mbi pjesën e pasme të saj, ndërkohë që të shtënat vazhdonin. Ky moment dramatik u kap nga xhirimi i famshëm amator i Abraham Zapruder, i cili mbetet një nga dëshmitë më të qarta të atentatit.

Hill, i lindur në Dakotën e Veriut, shërbeu në ushtri përpara se të bashkohej me Shërbimin Sekret në vitin 1958. Për veprimet e tij heroike në Dallas, ai u nderua me një çmim dhe arriti deri në postin e nëndrejtorit të Shërbimit Sekret.

Megjithatë, trauma që përjetoi gjatë atentatit e shtyu të largohej herët nga agjencia, duke u dalë në pension në vitin 1975, në moshën 43-vjeçare. Hill ishte i bindur se mund të kishte shpëtuar jetën e presidentit dhe shpesh shprehte ndjenjën e fajit për atë që ndodhi.

“Nëse do të kisha reaguar një sekondë më shpejt, ndoshta nuk do të isha këtu sot”, tha ai në një intervistë për CBS 60 Minutes. Kur u pyet nëse do të kishte marrë plumbin në vend të presidentit, ai u përgjigj: “Po, do të kisha pranuar pa asnjë hezitim”.

Ndikimi i ngjarjes e ndoqi gjatë gjithë jetës, por ai mbetet një nga figurat më të njohura të atij momenti tragjik në historinë amerikane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago