“Do qesësh kafe apo…”/ Zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë. Si lejonin kalimin e makinave pa i zhdoganuar në këmbim të lekëve

Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin për efektivët e Policisë Kufitare në Morinë të cilët u arrestuan disa ditë më parë për akuzat për korrupsion. 15 prej tyre do të qëndrojnë në burg, 14 në arrest shtëpie, 2 prej të cilëve qytetarë, ndërkohë që 4 efektivë të tjerë mbeten të pezulluar.

Televizioni Klan ka zbardhur përgjimet që çuan në pranga efektivët e policisë, ku sipas prokurorisë vërtetohet se ata në bashkëpunim me njeri-tjetrin kryenin korrupsion për kalimin e qytetarëve dhe mallrave në mënyrë të paligjshme në Pikën Kufitare të Morinës.

Për më shumë se 1 vit, kabinat ku qëndronin punonjësit e policisë Kufitare në Morinë u mbajtën në vëzhgimin e SPAK me anë të kamerave. Përgjimet treguan se efektivët, turn pas turni merrnin vlera monetare për të lejuar kalime të paligjshme të qytetarëve.

Në pamje duket që efektivi merr një pasaportë, brenda të cilës është një 10 euroshe. Hetimet dokumentuan edhe raste të kontrabandës.

Pas bisedës me këtë shtetas, dy efektivë policie diskutojnë në kabinë për rastin, teksa qytetari fut dokumente me një vlerë prej 10 Euro brenda. Rezulton se ky shtetas dhe i afërmi i tij kanë futur në Shqipëri shumë makina pa i zhdoganuar.

Vlerat monetare ishin të ndryshme.

Ato nisnin me 5 Euro për raste të qytetarëve të cilët kishin probleme me mjetet e identifikimit, i kishin të dëmtuara, apo nuk kishin teste Covidi.  Si dhe me vlera monetare prej 50 eurosh e më shumë për raste të tjera të lejimit me vetëdije të personave me probleme me ligjin, apo kontrabandës.

Nga sjellja e treguar në kamerat e vëzhgimit, por edhe komunikimeve që efektivët kanë pasur me njëri-tjetrin, SPAK thotë se korrupsioni nuk ishte individual, por kartëmonedhat mblidheshin në të njëjtin vend për tu shpërndarë më pas.

Polici: Ti je Arsimi eee?

Shtetasi kosovar: Po.

Polici: Si e ke emrin ti?

Shtetasi tjeter kosovar: Bajrush…. Dokumenti ka mbaru krejt

Polici: A jeni tre veta?

Shtetasi kosovar: Kater jemi

Braha: Hape krahun pak uli xhamat se je me xhama te te zi … ma jep dokuementin ti

Shtetasi kosovar: E  ka arru

Polici: Shko mere qa ku e ki …. A e di familja qe ka ik

Shtetasi kosovar: e di

Polici: A keni bo vaksina ju? Testin?

Shtetasi kosovar: Po e kemi

Polici: Po ata mbrapa?

Shtetasi kosovar: Jo vaksinat I kena krejt te tre

Polici: Njoni se ka as dokumentin as ate

Shtetasi kosovar: per nji kafe …

Në pamje duket që efektivi merr një pasaportë, brenda të cilës është një 10 euroshe.

Përgjimi dy për kontrabanden

Shtetasi: Du me ik prapë për në Gjermnai, në Hungari ….

Polici: Po

Shtetasi: A je në rregull. Du me ik prapë atje se kam makinë tjetër për të sjell. A e shef dot ti a duket gjë

Polici: Janë hi shumë makina or djalë. Sa makina ke pru në Shqipëri ti? Po s’lejohet mbi tre makina or mik.

Shtetasi: Po si s’lejohet o

Polici: 1.2.3.4.5.6 çi ke këto makina vari ..

Polici: Ke ndonjë gjë në makinë?

Shtetasi: Urdhëro?

Polici: Në makinë ke ndonjë gjë që nuk lejohet? Do qesësh kafe….. apo nuk ke gjë?

Pas bisedës me këtë shtetas, dy efektivë policie diskutojnë në kabinë për rastin, teksa qytetari fut dokumente me një vlerë prej 10 Euro brenda. Rezulton se ky shtetas dhe i afërmi i tij kanë futur në Shqipëri shumë makina pa i zhdoganuar.

Tv Klan