Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në mbledhjen e qeverisë tha se SHBA do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë së naftës të Serbisë dhe se për këtë problem do të bisedojë personalisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin pas datës 20 janar.
Ai theksoi se SHBA do të dalin zyrtarisht me një vendim për sanksione para datës 15 janar.
“Unë i thashë nënsekretarit që nuk mund të jemi të lumtur për një vendim të tillë, por vijon dhe nuk kemi vend për ankesa, është e qartë që nuk është e drejtë, por këtë do t’ua lëmë analistëve. Pyetja e vetme është pse tani dhe në këtë moment ka arsye të çuditshme”, theksoi ai.
Sakaq, Vuçiç lajmëroi edhe mbajtjen e një ditë zie në Serbie për shkak të tragjedisë së ndodhur në Malin e Zi.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…