Liderët e G7-s kanë “ngacmuar” presidentin rus Vladimir Putin të dielën ndërsa u ulën për të drekuar, ndërsa bënin shaka me foton e tij “të famshme” hipur mbi kalë, pa bluze. Drejtuesit e G7 janë mbledhur në një kohë kur lufta në Ukrainë është futur në muajin e pestë dhe Rusia po bombardon Kievin për herë të parë në disa javë.
“T’i mbajmë xhaketat? T’i heqim?” Pyeti kryeministri britanik Boris Johnson ndërsa ulej në tryezë me kolegët e tij udhëheqës të ekonomive më të mëdha në botë.
“Le të presim për foton”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau.
Zyrtarët po përpiqeshin të bënin një foto zyrtare të drekës me liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
“Ne duhet të tregojmë se jemi më të fortë se Putini”, tha Johnson.
Trudeau më pas shtoi: “Do të dalim me gjoksin jashtë hipur mbi kalë.”
Ai po i referohej një fotoje të vitit 2009 ku Putin pozonte pa këmishë i hipur në një kalë në malet e rajonit siberian Tyva gjatë pushimeve. Më pas, Johnson dëgjohet në pamje duke thënë: “Duhet t’u tregojmë muskujt”.
“Kalërimi është më i miri”, tha presidentja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen.
Presidenti Biden ishte i pranishëm në drekë, por nuk u duk se mori pjesë në shakatë e bëra për Putinin.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…