Sipërfaqja e mbjellë me grurë në vendin tonë arrin 51,282.96 hektarë me një rritje prej 15.55 % prej vitit të kaluar.
Gruri sivjet do të subvencionohet me 474 € për hektarë, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës me 54 € euro për hektarë dhe 150 € për hektarë për plehërimin pranveror.
Njëherit, gruri do të subvencionohet edhe në bazë të rendimentit përmes dorëzimit të sasisë së tij në mulli ose sillose me 0.03 € për kilogram.
Sa i përket sipërfaqes së përgjithshme me drithëra, këtë vit kemi rritje prej 33,04%, ndërsa vetëm tek sipërfaqja e mbjellë me misër kjo përqindje arrin 90.93% në krahasim me vitin e kaluar, apo 17,574.15 hektarë më shumë e që gjithsej me këtë kulturë janë të mbjellë 36,901.66 hektarë.
Rritja e përkrahjes direkte të bujqve përmes subvencioneve, duhet të reflektojë tek mos-rritja e çmimeve në treg, duke mos cenuar kështu xhepin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR-ja, përfaqësuesit e DKB-ve dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve sugjerojnë/propozojnë se çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2022 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).
Theksojmë se nga analiza e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga takimet në teren me fermerë, kultivuesit e drithërave presin një rendiment më të lartë të këtyre kulturave në krahasim me vitin e kaluar, falë edhe kushteve klimatike që kanë mbizotëruar në vendin tonë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…