POLITIKE

Dodik është në rrugën autoritare të Putinit, thotë Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar në Twitter se Presidenti ultra-nacionalist i Rebublikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, është në rrugën autoritare të presidentin të Rusisë, Vladimir Putin.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit i përfaqësuar nga ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, shkroi Blinken në Twitter.

Ndërsa Dodik ka vazhduar kritikat në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është shprehur se “do t’i ishim më mirënjohës nëse ShBA-të nuk do të kishin dhuruar asnjë dollar, por vetëm nëse do të ishin sjellë politikisht korrekt në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Këto komente, Dodik i bëri pas publikimit të hulumtimit nga mediat në BeH për investimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RS.

Sipas të dhënave të publikuara, ShBA-të kanë investuar në RS hiq më pak se 638 milionë dollarë amerikanë, që nga viti 1995. Këtë informacion e ka prezantuar edhe ambasada amerikane në BeH.

Por, këto nuk i bëjnë përshtypje liderit autoritar të RS, Millorad Dodik, pasi ai pretendon se “ambasada e ShBA-së i ka shkaktuar shumë më tepër dëm Republikës Srpska sesa përfitime nga mjetet financiare që i ka investuar”.

“Ambasada e SHBA-së në Sarajevë mund të shtojë dëmet e bëra në Republikën Srpska nga viti 1995 deri në vitin 2023. Është fare e sigurt se shumë herë tejkalon shumën e deklaruar si ndihmë dhe investim në infrastrukturë. Ne do t’u ishim më mirënjohës nëse nuk do të dhuronin qoftë edhe një dollar dhe nëse do të silleshin politikisht korrekte në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Dodik, transmeton media boshnjake Oslobodenje.

Ndryshe, Republika Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – ka miratuar të enjten e 23 marsit vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me diplomatët amerikanë dhe ata britanikë, kinse për shkak të “aktiviteteve kundër Marrëveshjes së Dejtonit (1995)”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago