Anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zheljko Komshiq, ka pasur ftesë nga institucionet e Kosovës për ta vizituar vendin. Ndërkaq, Milorad Dodik i Republika Srpska ka akuzuar Komshiqin se do të shkojë në Prishtinë.
Këtë e kanë demantuar nga kabineti i Komshiqit, ku kanë deklaruar se edhe pas ftesës së Prishtinës zyrtare, Komshiq nuk do të udhëtojë për në Kosovë, mëson Slobodna-Bosnia.
Dodik ka thënë se Komshiq “ po fut gishtin e tij në syrin e Serbisë dhe Republika Srpska, dhe në gjithë popullin serb dhe s’është në frymë të bashkëpunimit të mirë fqinjësor”.
Nga Kabineti i Komshiqit i kanë reaguar Dodikut,duke deklaruar se ai po gënjen pasi e di se Komshiq s’do ta vizitojë Kosovën.
“Milorad Dodik e di se po gënjen, ai e di se Zeljko Komshiq nuk do ta vizitojë Kosovë, por ai praprë po insiston në fabrikime, duke krijuar probleme kur s’ka hapësirë për probleme, me qëllimin për të provokuar tensione dhe konfrontime, të cilat qartë janë e vetmaj gjë që ai mund ta menaxhojë”, kanë thënë nga zyra e Komshiq.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…